Bota e futbollit është befasuar nga vendimi i FIFA-s për të ndëshkuar Barcelonën të kryejë lëvizje në merkato vetem në hyrje për 14 muajt e ardhshëm, pas anomalive të transferimit të disa futbollistëve minorenë. Por teksa Barcelonës i cënohet statusi si një nga skuadrat më të mëdha në botë, në horizont janë dhe 4 cështje që komplikohen për të ardhmen e afërt të katalansve.
1. Cështja e portierit.
Barcelona ishte gati të lejonte largimin e portierit më fitimtar në historinë e klubit, Victor Valdes që ka shprehur haptazi dëshirën për tu larguar në përfundim të sezonit, atëhere kur mbaron edhe kontrata e tij. Momentalisht Valdes vuan një dëmtim në gju, dhe u mendua që aventura e tij me fanellën azulgrana ka përfunduar. Por dënimi i marë mund të bëjë që drejtuesit e klubit ti ofrojnë një kontratë më të mirë, për ta bindur që të qëndrojë e të ndihmojë klubin në këtë situatë të vështirë.
2. Për momentin Barcelona ka dy marrëveshje të mbyllura.
Nuk është sekret që katalanasit kanë arritur akordin me portierin e Borusia Monchegladbah Marc Andre Ter Stegen për rreth 14 milion euro. Por vendimi i FIFA-s vendos në pikëpyetje këtë transferim. A është nënshkruar kontrata? Nëse po, a është e vlefshme ajo? Nëse Ter Stegen nuk kalon në Camp Nou atëhere Barcelona duhet me doemos të bindë Valdes të qëndrojë. Ndërkohë javën e kaluar ish kampionët e europës kanë anoncuar blerjen e talentit 17 vjecar, kroatin Alen Halilovic nga Dinamo e Zagrebit.
3. Dyshimet në mbrojtje
Kapiteni Carles Puyol, fitues i 6 titujve kampion në Spanjë dhe tre champions league, ka deklaruar largimin në verë. Katalanasit bën publik planin ëpr të afruar një qendërmbrojtës të ri, duke nxjerrë si objektiv kryesor David Luiz të Chelseat. Me Gerard Pique dhe Javier Mascherano në mbrojtje, kush do të jetë elementi i ri që do ti bashkohet skuadrës si alternativë në qendër të mbrojtjes.
4. Rritja në moshë e skuadrës.
Kjo verë shihej tek Barcelona si mundësia për të rinovuar skuadrën, nën drejtimin e një trajneri të ri, duke qënë se shpesh është aluduar që Tata Martino dëshiron të largohet. Prej kohësh Barca është vënë në gjrumët e një sulmuesi, por edhe të një zëvendësuesi të denjë për Xavin. Gjithashtu edhe 30 vjecari Dani Alves është në përfundim të kontratës, dhe ende nuk është arritur marëveshja e re. Mbyllja e merkatos për dy sesione, do të thotë që mosha e skuadrës do të vijë duke u rritur, vetëm nëse në lojë do të hyjnë produktet e shkollës së famshme, La Masia.
