Online

Wednesday, April 2, 2014

“Tevez e mbyll karrierën te Boca Juniors”

Carlos Tevez do të rikthehet te Boca Juniors është ky premitimi që I ka bërë vetë futbollisti i Juventusit presidentit të klubit argjentinas Daniel Angelici. Tevez tashmë 30-vjec është duke zhvilluar një nga sezonet e tij më të mira të karrierës dhe ka një kontratë deri në vitin 2016 me klubin bardhezi, por pavarisht kësaj numri 1 i Boca Juniors në një intervistë theksoi se Apashi do të veshë sërish fanellën e skuadrës nga Buenos Aires.

Gjithsesi Angelici shtoi se nuk pret që rikthimi i Tevez në stadiumin La Bombonera të jetë i menjëhershëm por mbas disa vitesh. Ai ndër të tjera nënvizoi se është totalisht i bindur që ish sulmuesi i Manchester City do ta mbyllë karrierën te Boca Juniors. Sipas Angelicit, Tevez është shumë i lidhur me klubin ku nisi karrierën e tij si profesionist dhe Carlitos nuk mund të varë këpucët në gozhdë pa luajtur qoftë edhe një sezon të vetëm për Boca Juniors. Numri 10 i Juventusit ka qenë një nga idhujt e stadiumit La Bombonera, në tre sezonet që mbajti veshur fanellën e Bocës përpara se të transferohej te skuadra braziliane e Corinthias në vitin 2005. Me 30-herë kampionët e Argjentinës Carlos Tevez ka luajtur në total 110 ndeshje dhe ka shënuar 38 gola.

Futbolli,më shumë se një lojë!

Futbolli,më shumë se një lojë!
Futbolli,më shumë se një lojë!