Online

Wednesday, April 2, 2014

Diego Costa i lumtur, vetëm 10 ditë jashtë fushe!

Diego Costa nuk ka këputur ligamentin . Një lajm i shkëlqyer ky për Atleticon e Madrdit që shpreson shumë ta ketë të gatshëm yllin e saj për takimin e kthimit me Barcelonën në Vincente Calderon. Sipas asaj që bëri me dije klubi bardhekuq në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, sulmuesi me origjinë braziliane por që luan për përfaqsuesen e Spanjës vuan një dëmtim muskulor të shkallës së parë në kofshën e djathtë por nuk ka asnjë lloj këputje të ligamentit.

Megjithatë 25-vjecarit i duhet të qëndrojë rreth 7-të deri në 10 ditë jashtë fushave të futbollit dhe në këtë mënyrë prania e tij në sfidën e kthimit me Barcelonën është në dyshim, ndërsa mungesa e Costës në ndeshjen e javës së 32-të të La Liga me Villarealin është thuajse e sigurt. Kontrollet e fundit mjeksore kanë qetësuar edhe vetë futbollistin e Los Cholconeros që nuk ishte aspak optimist për një rikuperim të shpejtë të tij. Diego Costa është padiskutim futbollisti kryesor i Atleticos së Madridit në këtë sezon teksa në 43 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet me rojiblancos ka shënuar 33 gola.  

Futbolli,më shumë se një lojë!

Futbolli,më shumë se një lojë!
Futbolli,më shumë se një lojë!